Paulo Fonseca është trajneri më i ri i Lille. Trajneri i njohur dhe klubi francez kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa lajmi është bërë publik së fundmi në rrjetet sociale.
“Kjo zgjedhje, e bërë unanimisht nga John Textor dhe i gjithë ekipi drejtues sportiv, është pjesë e dëshirës për t’i rikthyer Olympique Lyon një ambicie të fortë, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë evropiane ”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit.
Fonseca do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në 2027. Tekniku, vjen te kjo skuadër, pasi drejtoi Milanin.
Aktualisht, Lyon renditet në vendin e gjashtë. Debutimi i Fonsecas në pankinë do të vijë, në ndeshjen ndaj Marseille.
🚨 @PFonsecaCoach est notre nouvel entraîneur ! 🔴🔵
Bienvenue, Paulo ! 🤝
— Olympique Lyonnais (@OL) January 31, 2025
(J.S/BalkanWeb)