Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën në Superiore, sulmuesi brazilian, Patrik Robson, vendosi që ta vazhdonte karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke firmosur me skuadrën Hata SC.

“Mirë se vini në ekipin tonë, sulmuesi jonë më i ri, Patrik Robson! Jemi të entuziazmuar që i jeni bashkuar ekipit tonë”, shkruan klubi arab në prezantimin e ish-it të Tiranës. 

Patrik ishte pjesë e Tiranës që prej verës së vitit 2022, ku në 51 ndeshje me fanellën bardheblu, shënoi 15 gola, teksa asistoi edhe 7 herë.  

Vlen të theksohet fakti se gjatë karrierës së tij sulmuesi 26-vjeçar ka qenë pjesë e futbollit, austriak, azerbajxhanas dhe atij brazilian.  

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb