Esin Hakaj është lojtari më i ri që i bashkohet Elbasanit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi verdheblu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Esin Hakaj është verdheblu. Esin Hakaj vjen në Elbasan pas 3 sezonesh me ekipin e Vllaznisë. Ai ka pasur eksperienca të mëparshme me skuadra si Partizani dhe Teuta. Hakaj afrohet në familjen verdheblu për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes”, ka shkuar klubi verdheblu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: