Më pas ai iu bashkua Pogradecit, duke firmosur me skuadrën e vendlindjes duke ndjekur ëndrrën e kthimit në Superiore edhe nëpërmjet Kategorisë së Parë. Dhe mbrojtësi e ka këtë mundësi, pasi tashmë do të luajë në ndeshjen play-out ndaj Tiranës për të qenë pjesë e elitës në sezonin e ardhshëm.
Si për ironi të fatit, ndeshja e fundit e tij me Partizanin në Superiore ishte pikërisht një derbi, ai i fazës së parë të kampionatit të mbyllur me shifrat 0-0. Zguro ishte titullar, por u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes. Më pas, kishte një krisje mes tij dhe stafit teknik të të kuqve që e largoi nga ekipi, duke e nxjerrë jashtë projektit për ta larguar si “armik” mbrojtësin pas disa javësh.

Në fundjavë, Zguro mund të bëhet hero për të kuqtë, ndoshta jo për klubin, por padyshim për tifozerinë e Partizanit, nëse Pogradeci i tij do të arrijë të rrëzojë nga kategoria Tiranën dhe t’i marrë vendin në elitë. Padyshim do të ishte një fund i jashtëzakonshëm për një sezon jashtë të zakonshmes për mbrojtësin.
