Vllaznia që nga sezoni i fundit ka humbur 2 titullarë të padiskutueshëm, si Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda. Klubi shkodran ka spikatur, pasi përfitoi 300 mijë euro nga shitja e kartonit të tyre.
Një shumë e arkëtuar, që nuk është dëgjuar më parë te “kuqeblutë”. 100 mijë euro derdhi Ballkani, pasi përfitoi shërbimet e mbrojtësit Smajli.
Në anën tjetër, Panorama Sport zbuloi se për mesfushorin Alivoda është paguar 200 mijë euro nga Ittihad Kalba. Pavarësisht lëvizjeve, vlen për t’u theksuar se Vllaznia e ka nisur mjaft mirë sezonin aktual ku kujtojmë se janë të vetëm në vendin e parë.