Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga harresa.

Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, në vitet e fundit, derisa një video e ripostuar nga Blendi Fevziu ka ngritur në këmbë të gjithë rrjetin. Një grua që përngjan aq shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, “Abc7”.

Madje krahas imazhit, media shkruan edhe emrin e saj ‘Simaku Nohfe’. Gruaja në video (me siguri këngëtarja gjeniale nga Kavaja) është shfaqur në emisionin që ka në qendër vullnetarë që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.

Në video kanë vërshuar komentet e qytetarëve, që e kanë njohur menjëherë këngëtaren shqiptare, të cilën mërgimi e bëri një fytyrë të harruar për vendin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Në një video tjetër Blendi Fevziu sqaron si është e vërteta e këngëtares shqiptare.

“Po, është Parashqevi Simaku, këngëtarja shqiptare e cila u largua në vitin 1991 drejt SHBA-ve. Unë e kam takuar Parashqevi Simakun për herë të fundit në vitin 1995, në atë kohë kur ajo kishte filluar të jetonte në Los Anxheles dhe synonte Hollivudin. Ndërsa sot, të gjitha informacionet më thonë që ajo është e pastrehë, pa asnjë ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr si e pastrehë…” – thotë Fevziu duke shtuar se ka pasur kontakte edhe me biznesmenë të njohur në Amerikë, të cilët janë ofruar për ta ndihmuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb