BRITANI E MADHE

Dhjetë ditë më parë xhirimet e filmit rreth agjentit të famshëm, James Bond u pezulluan pasi Daniel Craig u lëndua. Sipas mediave të huaja aktori anglez 51 vjeç kishte dëmtuar kaviljen gjatë xhirimeve të filmit të ardhshëm –‘Bond 25’ në Xhamajka.

Untitled 1
Untitled 1

Ndërsa ditën e djeshme produksioni me ane të një njofttimi në Twitter njoftoi aktori i njohur do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në kavilje.

“Craig ka dëmtuar kaviljen dhe duhet të operohet. Aktori po xhironte një skenë në Xhamajkë kur ndodhi aksidenti.” Sipas njoftimit, Craig do të jetë për dy javë në rehabilitim pas operacionit. Ndërkohë data e publikimit të filmit mbetet e programuar për në prill të vitit 2020.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb