TIRANE


Dy ditë më parë Alban Skënderaj mbajti një koncert recital në Prishtinë, “Hapësira e një ëndrre”, ku këndoi këngët e tij më të bukura ndër vite.


Albani e ka pasur gjithmonë dashurinë e publikut të Prishtinës, ndaj edhe këtë herë u prit me shumë ngrohtësi nga adhuruesit e muzikës së tij. Së fundmi në një intervistë për ‘Prive’, Albani e ka cilësuar këtë si momentin kulminant në karrierën e tij, sepse koncerti recital është gjëja më e madhe që mund t’i dhurojë publikut.


Këngëtari nuk mundi të anashkalonte dhe pyetjet në lidhje me jetën e tij private, duke qenë se kohët e fundit kanë ndodhur shumë gjëra. Në 7 maj ai dhe partnerja e tij prej 12 vitesh, Miriam Cani, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në Maldives.

Kur u pyet nga ‘Prive’ përse zgjodhën pikërisht këtë vend Albani tha se ishte e mirë menduar, sepse atyre asnjëherë nuk ju kanë pëlqyer dasmat madhështore. Ai tha se donin një dasmë sa më të thjeshtë.
(BalkanWeb)