Pas ngjarjes në një stacion treni në Dusseldorf të Gjermanisë ku mbetën të plagosur 9 persona, nëna e një prej të plagosurve ka postuar foto të djalit të saj nga spitali i cili po lufton me jetën. Claudia Letizia ka postuar foton e djalit të saj Domenico, i cili dyshohet se u masakrua nga shqiptari nga Kosova Fatmir H, i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore. 36-vjeçari i cili u arrestua jetonte në Wuppertal, ndërsa është shprehur pas sulmit se ka vepruar i vetëm.

“Ky është djali im Domenico i shtrirë në kujdesin intensiv në spitalin universitar Sul në Dusseldorf. Ata e goditën në kokë me një sëpatë. Ai pati një operacion të gjatë. Media po hedh gjithçka poshtë dhe po përpiqet të minimzojë sulmin. Kjo është gjë e keqe dhe e pakuptueshme. Ndjehuni të lirë për ta shpërndarë këtë foto. Të dua biri im”- shkruan nëna e Domenicos.

Ndër 9 personat e plagosur, tre prej tyre kanë marrë lëndime në kokë, pasi janë sulmuar nga mbrapa. Policia tregon se një nga të lënduarit është 13­-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Po kështu mes të plagosurve janë 2 gra italiane.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: