AUSTRI- Fatal ka rezultuar fati i një shtetasi nga Kosova në Vjenë të Austrisë, i cili u godit për vdekje me thikë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 22:00 në rrugën “Favoritenstasse-Heute”.

Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për Shqiptim Ahmetin, i cili ishte duke shëtitur me një shtetase kroate kur dy persona të maskuar e kanë goditur me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

33-vjeçari kishte prejardhja e tij ishte nga fshati Shtëdim i Podujevës. Po ashtu, nga të dhënat e para dyshohet se pas krimit mund të fshihen dy shtetas nga Maqedonia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: