Ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku e plagosur rëndë mbeti Edlira Shahu, tronditi opinionin publik.

Jakup Shahu 52 vjeç është autor i kësaj plagosje të rëndë me thikë. Kjo ngjarje ndodhi pas një dhune horror sistematike që vetë Jakupi i bënte pothuajse çdo ditë Edlirës.

Redaksia e ‘Zemër të Hapur’, emision i moderuar nga Evis Ahmeti ka mbajtur një komunikim të vazhdueshem me Edlirën dhe familjarët e saj, të cilët kanë treguar se kjo ngjarje kishte kohë që ishte paralajmeruar, pasi vetë vajza e Edlirës tregoi se kanë qenë ato të dyja të cilat kanë shkuar në ambientet e komisariatit dhe kanë bërë denoncim për Jakupin, por që sipas tyre nuk u mor asnjë masë. Në kushtet e tragjikes ku Edlira vetëm në dy duart ka 17 goditje me thikë dhe më shumë se 6 goditje në fytyrë dhe qafë, ajo ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore edhe pse ka dalë jashtë zonës së rrezikut.

Në studio të afërm apo fqinjë të saj treguan tmerrin e asaj nate, e ndërsa vajza rrëfeu detajet e një krimi gjakftohte dhe me bindjen se Jakupi dëshironte dhe kujtoi se e ekzekutoi Edliren pasi e goditi më shumë se 20 herë me thikë. Edlira tregon se ai atë natë donte t’i nxirrte sytë me thikë, por mbrojtja me duar e shpëtoi atë nga ky horror. Ndiqni dëshminë ekskluzive të saj nga ambientet e spitalit, në të cilin ndodhet prej ditësh.

Edlira Shahu: Jakupi vetëm më rrihte. Mori thikën e shtëpisë dhe nisi të më godiste. Bërtita shumë, por askush nuk më dëgjonte. Mori thikën dhe më tha që sonte do të vdisja. Më tha unë do mbaroj jetën time, ndërsa ti vdis. Më mori për flokësh nga krevati drejt kuzhinës. 17 plagë me thikë i kam vetëm tek dy duart. Falënderoj Zotin që jam gjallë. Ai mos paftë kurrë dritë me sy.Punoja, kisha të ardhura. Kam shumë plagë në trup. Në brinjë shumë. Në qafë kam tre goditje.Kam bërë shumë sakrifica, por nuk ia ka vlejtur. Jakupi kishte krijuar konflikte edhe tek restoranti ku punoja. Fiksohej kot me xhelozira pa baza.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb