Kjo është 59-vjeçarja Hajdije Tasuni, nënë e tre vajzave që u masakrua nga bashkëshorti i saj ditën e djeshme. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” foton e gruas që mbeti dje e vrarë në Durrës, teksa kishte shkuar në punë si çdo ditë në biznesin familjar.

Pavarësisht një jete të tërë në një krevat e tre vajza të rritura e të martuara, Ruzhdi Tasuni nuk ka ndjerë pikë mëshire duke e qëlluar bashkëshorten e tij me hekurin e qepenit të dyqanit e duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Hajdije Tosuni Vrasja Ne Durres
Hajdije Tosuni Vrasja Ne Durres

Ngjarja e ndodhur dje rreth mesditës në sheshin “Azem Hajdari” në Durrës tronditi të madh e të vogël. Britmat e vajzës së çiftit që kërkonte nënën dëshmitarët i kanë ende në vesh. Autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes dhe në polici rrëfeu krimin makabër duke thënë se sherri kishte nisur për dyqanin e metrazheve, të cilin donte ta shiste.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: