Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi Rexhep Rrajën për dhunë dhe më pas e tërhoqi këtë denoncim, u vu nën një ballafaqim të përgjuar me ish-të dashurin e saj.

Përgjimi ambiental mes të rinjve është kryer në prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të rinjtë janë regjistruar për rreth 2 orë e 30 minuta. Biseda mes të rinjve është regjistruar një ditë para arrestimit të djalit të deputetit të PS, fillimisht prokurorja Mirela Kapo ka pyetur në seanca të ndara dy protagonistët Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën ndërsa më pas ka bërë ballafaqimin e tyre.

Në bisedë Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.
Rraja: Ku do t’flasësh?
Xhisiela: N’Tiranë
Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Biseden e plote mes Xhisiela Malokut dhe ish te dashurit te saj, Rrahman Rraja, djali i deputetit te PS, e gjeni ne : Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb