SARANDË

Gjendet trupi i 55-vjeçarit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës në Sarandë.


Burime nga policia bëjnë me dije se pas tre ditësh kërkime, sot rreth orës 10:15 polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e 55-vjeçarit Arben Shaqiri që u mbyt aksidentalisht.


Trupi është gjetur rreth 300 metra larg nga vendi i mbytjes. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.


Shaqiri, banor rom i fshatit Çukë, bashkia Sarandë, u mbyt i cili duke tentuar të kalonte shkurt lumin me anë të një tubi.

(m.k/BalkanWeb)