Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumë ditën e djeshme në Torino, Itali.

I riu kishte shkuar me shokë në lumin Chiusella në Alice Superiore, një zonë në komunën e Val di Chy.

I riu kishte shkuar bashkë me shqiptarë të tjerë për të kaluar disa orë dhe është futur për t’u larë në lumë por sipas dëshmive duket se ka ngecur mes shkëmbinjve kur është zhytur dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Në vend kanë shkuar forcat zjarrfikëse, me ekipet e zhytësve, sanitarët e 118 dhe karabinierët. Përpjekjet e shpëtimit ishin të kota, pasi i riu shqiptar kishte humbur jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: