TIRANE

Alban Skënderaj pak ditë më parë shkruante se për një kohë të gjatë nuk do të performonte në Tiranë. Menjëherë pas kësaj të gjithë filluan të spekulonin gjëra nga më të ndryshmet.

Në disa media shkruhej se Albani mund të largohej për të jetuar jashtë shtetit dhe prandaj ka marrë këtë vendim. Në fakt asgjë nuk është e vërtetë dhe këngëtari ka vendosur të shpjegojë gjithçka për të gjithë fansat e tij. Me anë të një postimi në Instagram, Albani tregon se nuk e ka në plan që të larhohet edhe për ca kohë. Ajo që ai kishte shkruar ishte keqinterpretuar.

“Me sa duket “kujdes ça flet” vlen edhe për mua që flas goxha pak ne rrjetet sociale ?. Meqë disa u bënë merak, nuk shkrova që mbas mbrëmjes së sotme nuk do të performoj më fare por, nuk performoj më për një kohë nëpër clubet e Tiranës, kështu që doni s’doni me keni vërdallë nëpër evente e qytete edhe për ca kohe ?. Tani me këtë rast kush ka kohe e dëshirë le të na bashkohet sonte.-shkruan Alban Skënderaj në Instragram.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: