Dhjetëra banorë të fshatrave Suk1, Suk 2, Arapaj, Jagodinë, dhe Strum të Roskovecit janë ngritur mesditën e sotme në një protestë kundër ndërtimit të Termocentralit të ri me kapacitet 170 MW, të miratuar tashmë nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.

Banorët pretendojnë se termocentrali, i cili do të prodhoj energji nga djegia e gazit, do të sjellë dëme të mëdha në mjedis dhe jo vetëm.

Ata pretendojnë se vihet në rrezik shëndeti i tyre dhe prodhimet bujqësore, pasi kjo zonë ka rreth 750 hektarë vetëm sera.

Banorët kanë kërkuar ndalimin e ndërtimit të TEC-it, ndërsa kanë e kanë quajtur arrogancë nga e mazhorancës mos dëgjimin e kundërshtisë së tyre.

“Ky projekt nuk përfaqëson të ardhmen për fëmijët tanë”, janë shprehur ata.

Banorët kanë pohuar gjithashtu se do ti shkojnë deri në fund kundërshtimit të ndërtimit të këtij Tec-i duke iu drejtuar edhe Parlamentit Europian.

Në shenjë revolte ata i kanë flakën një prej shtyllave të betonit, që është vendosur për piketim.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, termocentrali do të ndërtohet dhe vihet në operim brenda 36 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi për një periudhë 49- vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb