Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është paraqitur këtë të premte në Apelin e GJKKO. Gazetari igli Celmeta raporton për Balkanweb se në Apelin e Posaçëm, gjyqtare është Ilirjana Olldashi.

Malltezi është nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion, në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Seanca zhvillohet për zëvendësim mase dhe informacion lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”. Seanca në Apelin e GJKKO zhvillohet për Berishën dhe Malltezin.

Si Malltezi dhe Berisha kanë kërkuar ndryshim të masës nga “arresti në shtëpi” në masë më të butë

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: