Kukësi sot e kishte detyrim fitoren kundër Partizanit për të përfituar nga ndalesa e Skënderbeut me Kamzën, por fatkeqësisht për verlindorët e kundërta ndodhi në fushë. Kampionët në fuqi u mundën nga Partizani me rezultatin 1-2 dhe fajin e mori përsipër trajneri Milinkoviç i cili kohët e fundit është përfolur se do të largohet nga stoli.

Pas përfundimit të takimit të sotëm tekniku serb është futur në dhomat zhveshjes dhe iu ka komunikuar lojtarëve se do të flasë me drejtuesit dhe do të rishikojë vendimin e tij për të qenë në krye të verilindorëve, raporton ‘panorama sport’.

Kukësi në sfidën e radhës do të jetë mysafir në Laç dhe me shumë gjasa në stolin e kampionëve do të jetë i ulur një trajner i ri. Gjithsesi kjo gjë ngelet për t’u konfirmuar në orët në vazhdim.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb