Ashtu si çdo prind në Valencia atë ditë, Victor Matías nxitoi të merrte fëmijët nga shkolla dhe “të mblidheshin” në shtëpi, ndërkohë që bashkëshortja e tij duhej të merrte turnin e dytë në punë, pavarësisht paralajmërimeve për përmbytje.

Ai mori djemtë e tij, Izan, 5 vjeç dhe Rubén, nga shkolla, pa menduar që vetëm pak kohë më vonë, vërshimi i ujit do t’ia merrte nga duart, duke i bërë pjesë e 90 personave të cilët janë ende të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Valencia.

BBC ka shkuar në shtëpinë e dy të miturve, ndërsa ka biseduar edhe me fqinjëte për të marë detaje nga ajo që ndodhi, histori e cila është bërë e njohur në të gjithë Spanjën, pasi tashmë dy vëllezërit njihen si “Faëmijët e humbur”.

Duket se ka qenë një kamion i parkuar pranë shtëpisë ai që është rrëmbyer nga rrjedha e ujit dhe është përplasur me shtëpinë dhe ka shkaktuar tragjedinë.

Pas prishjes së murit, rrjedha e ujt mori babanë dhe dy djemtë, dhe pavarësisht përpjekjeve që t’i mbante bashkë fëmijët, rrjedha e ujit ia mori nga duart.

“Tentova t’i mbaja në duar, por mi mori uji”, citon një nga fqinjët Victor Matíasin.

Victor u gjet rreth katër orë më vonë, më shumë se 200 metra larg, teksa ishte kapur pas një peme.

Nëna e tij – gjyshja e djemve – zbuloi se Victor ishte gati të hidhej në ujë dhe t’i dorëzohej fatit të tij, por më pas u ndal dhe kishte menduar se nuk nmund ta linte gruan e tij vetëm.

E gjithë lagjja në La Curra, pavarësisht dhimbjes së shkatërrimit, nisi kërkimin për dy të miturit menjëherë pasi uji u tërhoq mjaftueshëm.

Por nga të fillonin? Makinat, tullat, kornizat e shtratit ishin bartur qindra metra larg vendit ku qëndronin dikur. Një ekip zjarrfikëssh nga Mallorca dhe më pas vullnetarë të Mbrojtjes Civile nga ishulli Ibiza erdhën gjithashtu dhe kërkuan zonat më të vështira për t’u arritur. Pavarësisht gati dy javësh kërkime intensive ditore, vëllezërit nuk u gjetën.

Familjarët rrëfejnë se jeta e prindërve të djemve është kthyer tashmë në pluhur, ndërsa trauma që po përjetojnë është e fortë.

Gjyshja tregon se babai i djemve fle me batanijen e fëmijëve përqafuar, pasi ëhstë e vetmja mënyrë që t’i ndjejë ata afër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb