TIRANË- Është 28 vjeç dhe është nëna e dy fëmijëve. Ajo ndodhet sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, pasi e ka të pamundur të zgjidhë problemet që po has me familjen e saj.

Amarda Kasaj ka më shumë se tre muaj që kërkon të divorcohet nga bashkëshorti saj Luan Kasaj. Ky i fundit ka probleme me shëndetin mendor. Ata lidhen kurorë para 9 vitesh dhe kanë dy fëmijë bashkë, vajzën 8 vjeç dhe djalin 6 vjeç, sipas Armandës. Babai i fëmijëve të saj ka pësuar një aksident para martese dhe kjo i ka sjellë probleme të shumta me shëndetin.

Në kohën që mblesi hyri për të bashkuar këtë çift, nuk i ka treguar të vërtetën e sëmundjes. Nëna e fëmijëve tregon se para se të martohej dinte vetëm që Luani kishte pësuar një aksident dhe kishte probleme të vogla, që mjekët po e kuronin dhe shëndeti i tij nuk do të kishte probleme serioze në të ardhmen por ndodhi krejt e kundërta. Ajo tregon se me kalimin e kohës Luani jo vetëm që nuk u shërua por u përkeqësua nga shëndeti mendor.
Kjo e ka detyruar të shkojë drejt divorcit që ende se ka kryer për shkak të disa keqkuptimeve mes palëve dhe gjyqtarit që kishte çështjen.

zerma-e-hapur-1

Problemi më i madh janë fëmijët, të cilët janë të mitur dhe aktualisht jetojnë me nënën e tyre tek gjyshërit në kushte jo të mira ekonomike.

“Kam vënë më shumë në siklet familjen. Çdo dhimbje timen e përjeton dhe familja, kjo më rëndon shumë. Nuk di çfarë t’iu them fëmijëve”, tha Armanda.
Ndërsa nëna e Armandës tregoi më tej se vajza e saj është në rrezik dhe është e sëmurë, ndaj i duhet të bëjë disa analiza por se nuk kanë mundësi t’i përballojnë.
“Jeta e Amardës dhe dy fëmijëve është në rrezik. Unë nuk mund të them më shumë. Na kanë thënë të bëjmë analizat por nuk kemi para”, tregoi nëna e saj.

Vetë Armanda tha se i vetmi ngushëllim janë fëmijët. Djali më thotë ‘mami mos u mërzit se çdo gjë do rregullohet. Do rritem unë e do punoj’, ose i thotë gjyshes ma jep prokurën të iki me mamin jashtë vendit, pa i thënë unë”, tregoi Armanda.

Por ish-vjehrri i Armandës në një lidhje telefonike ka kërkuar që fëmijët të shkojnë në jetimore pasi djali i tij Luani nuk është në gjendje t’i rrisë dhe të kujdeset për ta, ndërsa nëna është e papunë.
“Ajo do martohet dhe fëmijët nuk i mban dot. Më mirë të shkojnë në jetimore”, tha ish-vjehrri.
Por pavarësisht kësaj Armanda nuk pranon në asnjë mënyrë që fëmijët të shkojnë në institucion dhe kërkon nga gjykata t’i jap të drejtën e fëmijëve.
Në fund të emisionit një zonjë që jetonte në Itali është ofruar për të ndihmuar Armandën për ta ndjekur nga ana shëndetësore në Romë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb