Roberto Karlos (51) vazhdon të bëjë lajm, këtë herë për jetën e tij private, teksa është ndarë nga gruaja e shtatë! Sipas mediave spanjolle, ai mendohet të jetë transferuar në qytetin sportiv të Realit të Madridit pas ndarjes nga bashkëshortja.

 

 

Sipas “Estadio Deportivo”, braziliani, baba i të paktën njëmbëdhjetë fëmijëve me shtatë gra të ndryshme, do të divorcohet nga fizioterapistja Mariana Luçon dhe ka kërkuar strehim në ambientet sportive të klubit të bardhë.

 

Braziliani është i martuar me Luçon që nga viti 2009, edhe pse këtë të diel në programin “Fiesta” zbuloi se të dy kanë vendosur të ndahen pas më shumë sesa 15 vitesh martesë.

Por marrëveshja e divorcit supozohet të jetë e ndërlikuar për shkak të pasurive të majme që ka ish-futbollisti, që kapin vlerën e rreth 160 milionë eurove. Sipas programit të sipërpërmendur, gruaja e tij ndodhet në shtëpinë kryesore dhe për këtë arsye braziliani ka vendosur të transferohet përkohësisht në “Ciudad Deportiva”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb