Anëtari i Kryesisë të Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zajmi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se qytetarët e Kosovës folën tepër qartë.

Zajmi deklaroi se shqiptarët e Kosovës ndëshkuan figura politike të korruptuara dhe që kanë kapur shtetin e mbështetën ndryshimin, duke votuar Vetëvendosjen.

Arbër Zajmi: Rezultatet ishin konfirmim i rezultatit të zgjedhjeve në vitin 2017, pak më mirë jemi sivjet. Në atë kohë për shkak të konjekturave, VV nuk ishte në qeveri. Qytetarët votuan sidomos figura të reja në LDK, si Vjosa Osmani. Janë mbështetur figura jo të korrupsionit. U ndëshkuan figura të njohura që kanë ka;ur shtetin. Është treguar shenjë për të ecur përpara, për të pasur një rritje të cilësisë së jetës, për dinjitet të Kosovës në skenën ndërkombëtare, heqjen e barrierave tregtare, por edhe për bashkëpunim me Shqipërinë. Ka probleme edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka barriera. Duhen hequr këto barriera.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb