Gazetari Renaldo Salianji ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme, ku ndërroi jetë ish-deputeti i PD Gerti Bogdani.
Mësohet se ai është ndjerë keq ndërsa konsumonte një kafe me miqtë e tij, dhe ka shkuar në ambientet e tualetit, ku është gjetur më pas pa ndjenja nga miqtë e tij.
“Në ambientet e një hoteli ka qenë duke konsumuar kafe me miqtë. Nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar ë tualet. Pas vonesës, miqtë kanë hapur me forcë derën dhe e kanë gjetur në gjendje të rëndë.
Pas njoftimit të ambulancës u krye transportimi i tij për në spital, por nuk u bë e mundur mbajtja e tij në jetë pavarësisht përpjekjes së mjekëve.
Në spitalin e QSUT ndodhen shumë familjarë dhe kolegë të tij”, thotë gazetari.
(BalkanWeb)