Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka shpërndarë një postim të presidentit Ilir Meta, pas tërmetit të 21 shtatorit, ku thuhet se duhet bërë vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara, pasi kjo i shërben të ardhmes.

Vasili thekson se nënvleftësimi i tërmetit të 21 shtatorit dhe kërkesave të Presidentit, është një përgjegjësi e rëndë penale. Petrit Vasili vlerëson se Prokuroria duhet të hetojë se përse nuk janë marrë masa.

  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Nenvleftesimi i termetit te 21 shtatorit dhe kerkesave te Presidentit, pergjegjesi e rende penale!!

Pas termetit te 21 shtatorit Presidenti i Republikes z.Ilir Meta pikerisht ne 23 shtator kerkoi nga Qeveria shume qarte si me poshte qe te kryheshin menjehere keto detyra:

“Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen”.

“Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore”.

Ne se do te kryhej me rigorozitet vleresimi teknik i banesave dhe do te merreshin masa urgjente dhe intensive pas termetit prej 5.8 te shkalles Rihter te 21 shtatorit mjaft jete njerezish do te ishin kursyer.

Prokuroria duhet te hetoje veprimet dhe masat qe nuk u moren pas 21 shtatorit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb