Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sekuestrimin e 8 armëve të zjarrit të tipit pistoletë në Portin e Durrësit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se armët synoheshin të transportoheshin në shtetin Anglez.
Ndërkohë në pranga ka përfunduar shoferi i furgonit që do të kryente edhe transportin e tyre, Jetmir Koloshi.
Burime bëjnë me dije se armët janë ngarkuar në Tiranë dhe origjina e tyre është një magazinë në zonën e Alliasit.
Për këtë arsye, me qëllim ardhjen në ndihmë DVP Durrës, policia e Tiranës ka organizuar një kontroll në këtë magazinë, si dhe po ushtrohet kontroll banese në shtëpinë e Koloshit, nga këto kontrolle pritet te zbulohet nëse ka një baze armesh ne kryeqytet.
(BalkanWeb)