DURRES- Pas 11 orësh kërkimi, është gjendur në afërsi të Durrësit skafi i shqiptarit Adrian Jahaj, i nisur nga Italia në drejtim të brigjeve tona.

Rreth orës 06:00 shtetasi Fatjon Jahaj ka informuar Policinë Kufitare se babai i tij, Adrian Jahaj është nisur nga Italia drejt Shqipërisë me një skaf privat, por në distancën 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit dhe në grykëderdhjen e lumit të Vjosës, i ka mbaruar karburanti dhe ka kërkuar ndihmë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet, dhe Delta Forcë nisi për ndihmë për ndihmë dy anije, njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani.

Nisur nga kushtet e këqija atmosferike, u ngrit edhe një helikopter Cougar i Forcës Ajrore, në ndihmë të operacionit të kërkim – shpëtimit.

Pas plot 11 orë kërkimesh dhe në sajë të operacioneve të forcës detare, u bë i mundur lokalizimi i skafit në afërsi të Durrësit.

Policia shpëtoi shtetasi Adrian Jahaj, dhe një person tjetër, nga Italia, që ishte në skaf me të.
thumbnail_050

Duke folur për “News 24” në lidhje me ngjarjen, komandanti i anijes që bëri operacionin e shpëtimit, Ilir Çobo thotë se “Adrian Jahaj u gjet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa italiani ka shfaqur probleme, turbullira, edhe për shkak të detit të keq”.

“Operacioni zgjati disa orë, por përfundoi me sukses, pavarësisht kushteve të vështira për shkak të motit të keq. Janë dy persona në skaf, njëri prej tyre shtetas italian. Kemi kërkuar një ambulancë për shtetasin italian, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë e mirë, edhe për shkak të detit të keq”, thotë Çobo, kapiten i anijes “Oriku”.

Ende nuk dihet nëse lëvizja e këtyre dy personave me skafin privat ishte i rregullt apo jo, por hetimet në lidhje me ngjarjen do të sjellin më shumë detaje, pasi edhe të merren në pyetje shtetasi shqiptar Adrian Jahaj, dhe shoku i tij italian.

Ndërkaq, është ankoruar në portin e Durrësit skafi i humbur në det, me dy persona në bord ditën e sotme. Fotot e skafit janë siguruar nga gazetarët Enrik Mehmeti dhe Klodiana Haxhiaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: