BEOGRAD

Biznesmeni nga Shkupi Lupço Palevski dje është ndaluar në aeroportin në Beograd me  një urdhër arrest të lëshuar nga Kroacia. Ai u arrestua në momentin kur dëshironte të hipte në aeroplanin për në Moskë.

Biznesmeni u arrestua dje rreth orës 19:00 dhe për momentin është në kujdestarinë për ekstradim. Siç deklaroi avokati i tij, Palevski ishte përgatitur për të udhëtuar për në Moskë për biznes, raporton INA.

Palevski në të kaluarën ka punuar dhe jetuar në Kroaci, me çka autoritetet që nga viti 2015 kanë kërkuar urdhër arrest. Avokati i tij thotë se Palevski nuk ka marrë ftesë në adresën e tij në Maqedoni për t’u paraqitur para organeve gjyqësore në Kroaci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: