TIRANE

Gjykata ka përfunduar sot gjykimin për ish deputetin e PD, Luciano Boci i paditur për shpifje nga ish ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi të shpallë fajtor ish-deputetin Boçi për shpifje dhe fyerje duke e dënuar atë me një gjobë prej 50 000 lëkësh për secilën vepër penale. Me bashkimin e dënimit ish deputeti Boçi dënohet me 70000 lekë gjobë.

Ish ministrja Lindita Nikolla paditi ish deputetin demokrat Luaciano Boci, pas akuzave të tij për shkelje në tenderin për dëftesat e shkollave 9-vjecare.  Demokrati Boci akuzat për favorizim në tendera dhe korrupsion ndaj ish-ministres i ngriti pas vonesës së printimit të deftesave pas një gabimi teknik për nxënësit e shkollave 9-vjecare ndërkohë që Nikolla sqaroi se tenderat për dëftesat nuk zhvillohen nga ministria e Arsimit por nga Ministria e Brendshme, fakt ky që u pasua me kallzimin penal vitin e shkuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb