GREQI


Një tërmet i fortë goditi të premten Athinën, ndërsa qendra e tij ishte periferia e kryeqytetit grek. Si pasojë e tërmetit, banorët kanë dalë nëpër rrugë. Ndërkaq, shumë njerëz janë bllokuar nëpër ashensorë.


Instituti i Gjeo-dinamisë i Athinës tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 5.1 ballë Righter, ndërsa të tjera institute serioze kanë thënë se tërmeti ishte 5.3 ballë. Tërmeti goditi shtetin fqinj rreth orës 14.13 minuta rreth 23 kilometra në veri të kryeqytetit helen, raporton AP.


Autoritetet inspektuan zona të afërta me epiqendrën me anë të helikopterëve dhe patrullave të policisë, por nuk u raportuan vdekje apo lëndime serioze. Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas tha se një banesë e braktisur ishte shembur afër vendit ku ishte periferia e tërmetit. Ndërsa, dëmtime kanë pësuar banesa të tjera pranë epiqendrës së tërmetit. Zëdhënësi qeveritar deklaroi se nuk ka të dhëna për plagosje të rënda apo për vdekje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të kufizuar të energjisë dhe probleme me trafikun. Tërmeti më i fuqishëm që ka rënë ndonjëherë në Athinë ka qenë në vitin 1999, kur një tërmet me magnitudë  6.0 ballë goditi kryeqytetin grek. Në atë kohë, kishte 140 viktima. Instituti tha se tërmeti i së premtes u ndje në mbarë Greqinë Jugore.

Arsyeja se përse nuk kishte pasoja në njerëz mendohet se ka qenë fakti se thellësia e tërmetit nuk ishte e madhe. “Kishte një thellësi shumë të ulët dhe prandaj u ndje aq fort. Përpos se tronditje të rënda, ka pasur tërmete në vazhdimësi me magnitudë 3.5, 2.5 dhe 3.2 ballë dhe kjo është inkurajuese”, thanë qeveritarë grekë. Tërmetet janë të zakonshme në Greqi dhe në Turqinë fqinje.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: