Këtë të hënë, u mbajt funerali i politikanes kurde Hevrin Khalaf, e cila u vra bashkë me civilë të tjerë kurdë,  të vrarë gjatë fundjavës nga forcat aleate Siriane të Turqisë pranë qytetit Tal Abyad.


Khalaf, 35 vjeçe, “u mor nga makina e saj gjatë një sulmi të mbështetur nga Turqia, u përdhunua dhe u ekzekutua nga fraksionet mercenare të mbështetur nga Turqia”, tha krahu politik i Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kjo është një provë e qartë që shteti turk po vazhdon politikën e saj kriminale ndaj civilëve të paarmatosur,” u tha gjatë funeralit të saj. Khalaf ishte sekretare e përgjithshme e Partisë e Ardhmja e Sirisë. Funerali u mbajt në qytetin e Derik, i njohur si Al Malikiyah në arabisht.


Luftëtarët pro-Ankara nën ombrellën e një grupi të quajtur Ushtria Kombëtare po marrin pjesë në një ofensivë turke në qytetet kufitare të mbajtura kurde në veri-lindje të Sirisë. Shtetet e Bashkuara thanë që po shqyrtonte raportet se një politikan kurd dhe luftëtarë të kapur kurdë u vranë në veri-lindje të Sirisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb