Moderatorja Ori Nebiaj ka reaguar me anë të një shkrimi në Instagram në lidhje me lënien e mandatit të deputetes nga Grida Duma dhe thashethemeve se do të jetë piëkrisht Nebiaj që do e zëvendësojë.

Ajo shkroi se do të marrë kohën e nevojshme për të arritur “baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marredhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike”.

“Komunikim i rëndësishëm! (Kryesisht per mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik.

Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit cështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por pertej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marredhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”, shkroi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb