Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Gjoka u përfshi në një aksident në orët para të mëngjesit në zonën e Farkës.
Sipas Bezatit këngëtari rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Po ashtu raportohet se Gjoka ndodhet i shtruar te spitali i Traumës, për shkak të lëndimeve të marra në aksident.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur këngëtari arrestohet. Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.”, -thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.
(BalkanWeb)