ZVICER- Një shqiptar ka shpëtuar për mrekulli. Ai u përfshi në një aksident rrugor me taksi në një autostradë, teksa  kishte marrë rrugën për t’u kthyer  në atdhe.

Mediat raportojnë se Armend Kameri ndodhet ne shtratin e spitalit, por për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe pa pasoja për jetën.

“Nuk është ndonjë çudi, unë jam ende gjallë”, tha punëtori  i picerisë për “Blick”. Aksident ku u përfshi shqiptari u regjistrua në Rothrist AG, ndërsa drejtuesja e mjetit me të cilën po udhëtonte Kameri, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Armendi nga Kosova gjatë natës së të hënës porosit një taksi për t’u kthyer në shtëpi në rrethinat e Bazelit, e pastaj do të niste rrugën e kthimit për në Kosovë. Ai ka folur për mediat pas këtij aksidenti të frikshëm duke përshkruar edhe momentet para se të ndodhte.

“Doja të shkoja në stacionin e trenit në Olten dhe pastaj të vazhdoja me tren për në aeroportin e Cyrihut. Doja të shkoj në vendlindje për një udhëtim të shkurtër. Makina u rrotullua dhe u ndal, duke qëndruar ne ane. E gjitha ndodhi shumë shpejt”, shtoi ai.

Kosovari 21-vjeçar tregon edhe momente të frikshme kur pa taksisten, e cila kishte marrë dëmtime në kokë.  “Kishte lëndime serioze në kokë”- thotë ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb