Biznesmeni i njohur Kristian Boçi ishte përfshirë në një aksident të rëndë disa ditë më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Ai ka humbur kontrollin e automjetit, duke goditur barrierat anësore të rrugës dhe përfunduar në një kanal.

Në momentin e aksidentit, Boçi po udhëtonte me një automjet të markës ‘Benz’, së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, të cilët kanë shpëtuar pa lëndime të rënda dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë, si pasojë e aksidentit, Boçi ka humbur shikimin në syrin e majtë.

Përmes një videoje të postuar në Instagram, Boçi ka ndarë përditësime mbi gjendjen e tij. Ai ka shprehur falënderime për mbështetje dhe mesazhet e ngushëllimit, duke theksuar se shpreson që shikimi në syrin e majtë të rikthehet. “Faleminderit për mesazhet tuaja. Po, kam humbur shikimin në syrin e majtë, por shpresoj se do të më kthehet. Jam falënderues që fëmijët janë mirë,” u shpreh Boçi në postimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb