Një dyqan është djegur tërësisht si pasojë një zjarri të shkaktuar nga një rrjedhje në një bombol gazi.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një dyqan në Fier, i cili shërbente për pjekjen e mishit, në lagjen 28 Nëntori.

Me gjithë ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të shuajnë flakët, dëmi ka qenë i madh.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, pasi sapo kanë konstatuar flakët, të pranishmit kanë dalë menjëherë nga dyqani.

Vijon puna për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb