U përfshinë në aksident në Ksamil dhe më pas u konfliktuan, 4 persona përfundojnë pas hekurave në Sarandë.

Nga policia është bërë arrestimi në flagrancë pas një konflikti i 28-vjeçarit Andon Musto dhe 21-vjeçarit Aleks Musto nga Delvina, të dy kushërinj, si dhe 40-vjeçarit Marius Nuredini dhe 18-vjeçarit Vasil Mehmeti nga Gjirokastra. Në mjetet e tyre u gjetën dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.

NJOFTIMI I POLICISE
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasit A. M., 28 vjeç, A. M., 21 vjeç, banues në Delvinë, M. N., 40 vjeç dhe V. M., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 25.07.2024, në Ksamil, për motive të dobëta, kanë përplasur me njëri-tjetrin, 2 automjetet me të cilat qarkullonin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.

Stacioni i Policisë Orikum referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. Q., 65 vjeç, banues në Dukat, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. Gj., 64 vjeç, banues në Dukat, se 65-vjeçari e ka goditur me sende të forta, gjatë një konflikti për disa tuba uji të vendosura në pronën e shtetasit A. Q., në fshatin Dukat. Shtetasi P. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: