Banorët e fshatrave Çerenec i Sipërm dhe Çerenec i Poshtëm në Bulqizë kanë dalë në protestë për rrugën e tyre.

Banorët thonë se rruga ishte përfshirë në projektin për rikonstruksionin e plotë të aksit Ura e Çerenecit – Librazhd por projekti është ndryshuar rrugës duke lënë jashtë rreth 300 familje.

Banorët shprehen se në vitin 2011 ata lejuan që të prisheshin tokat bujqësore, rrethimet e banesave dhe plantacionet me pemë frutore vetëm që rruga të bëhej.

Në atë kohë është bërë zgjerimi i trasesë dhe nuk ka pasur asnjë pengesë prej banorëve, ndërsa këta të fundit shpresonin që do të asfaltohej. Por banorët shprehen se për të kursyer vetëm 1 km rrugë, është hapur trase e re e cila i përjashton nga asfaltimi. Ata kërkojnë që rruga e tyre të asfaltohet në bazë të projektit fillestar të aksit Ura e Çerenecit – Librazhd.

Nga ana tjetër, banorët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat deri në bllokim të qarkullimit të automjeteve në rrugën e asfaltuar Ura e Çerenecit – Librazhd. Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Librazhd ka përfunduar së asfaltuari vetëm pak javë më parë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: