KAMËZ

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e sotme në Kamëz, ku dy persona u arrestuan pasi tentuan të vrisnin me armë zjarri dy shtetas të tjerë.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se gjithçka ka nisur për një parakalim dhe kjo ka bërë që disa persona të përfshihen në konflikt me armë, por fatmirësish pa pasoja në jetë njerëzish. Mësohet se këta persona pasi kanë dalë nga makina kanë debatuar ashpër dhe janë përleshur fizikisht.

Dy të arrestuarit menjëherë pas këtij momenti janë larguar për të marrë armën, ndërsa policia ka ndërhyrë në kohë rekord duke bërë të mundur parandalimin e krimit të dyfishtë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: