TIRANE

Studenti, i cili u përplas me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj,  gjatë vizitës së tij në Durrës, në ambientët e UAMD, ishte i pranishëm sot në protestën e opozitës.

Nga protesta ai kërkoi largim të Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Studenti kërkoi nga qytetarët t’iu bashkohen nga Vermoshi në Konispol.

“Deri pak kohësh gjithçka ishte e pamundur për ne.  Nga Vermoshi në Konispol duhet të bashkohemi me qytetarinë tonë, me guximin tonë. Të shporrim narkotrafikantët që kanë pushtuar këtë vend.”- u shpreh ai.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb