Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka reaguar pas një statusi të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai publikoi mesazhin e një qytetari që thoshte se në datën 10 në rajonin e policisë në Fushë-Krujë ka pasur një përplasje fizike ku ishte përfshirë dhe SHÇBA e cila kërkonte të kontrollonte librin e shërbimeve dhe procesverbalet e disa ngjarjeve përfshirë dhe atë për rastin “Xhisiela”.

SHÇBA përgënjeshtron mesazhin e publikuar nga Berisha dhe thotë se përmbajtja e mesazhit dhe komentet e deputetit Berisha janë një manipulim i ulët dhe i shëmtuar.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme përgënjeshtron mesazhin e publikuar nga deputeti S.Berisha, për një përplasje të pretenduar mes punonjësve të SHÇBA-së dhe atyre të Policisë në stacionin policor të Fushë Krujës. Në lidhje me sa thuhet në këtë mesazh, sqarojmë se:
Në zbatim të urdhrit për kryerjen e veprimeve hetimore, të datës 4 tetor 2018, të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, punonjës së SHÇBA kanë kryer veprime të deleguara në vijim të hetimeve për çështjen “Nuhu”.
Ky grup më datën 10 tetor 2018 ka shkuar dhe, ndër të tjera, ka kryer veprime për sqarimin e rrethanave në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës.
SHÇBA e konsideron postimin e deputetit Berisha si intimidues dhe tentativë presioni ndaj këtij Shërbimi në punën e tij për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj, për të përballur personat përgjegjës me drejtësinë”, deklaron SHÇBA.

POSTIMI I BERISHËS

Berisha Fb
Berisha Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb