ATHINE

Identifikohet shqiptari që humbi jetën në Athinë si pasojë e një aksidenti me motor.

Mësohet se viktima është Marjan Prespali, 21 vjeç, i cili duke udhëtuar me motor është përplasur për vdekje nga një makinë.

Policia bën të ditur se një nga dy shoferët shkeli sinjalizimin “stop”, por nuk ka të dhëna të tjera të detajuara. Makina që përplasi të riun po drejtohej nga një 52-vjeçar.

Nga përplasja i riu humbi jetën në vend,  ndërsa  policia vijon hetimet  për zbardhjen e aksidentit që i shkaktoi vdekjen 21-vjecarit.

Trupi i të riut shqiptar pritet të kthehet në atdhe për varrimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb