FIER- Një 80-vjeçar është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në aksin Ballsh-Tepelenë. Mësohet se i moshuari Bajram Skënderi ishte duke lëvizur me një kafshë pune kur është goditur nga një automjet.

Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë por për shkak të përplasjes së fortë nuk ka mundur të mbijetojë. Policia po kryen të gjitha veprimet hetimore e procedurale për zbardhjen e ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: