ITALI

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në zonën e Castelfiorentino, Itali. Mediat italiane shkruajnë se 20-vjeçari, Marko Kaziu, u aksidentua nga treni i linjës Empoli-Siena ditën e djeshme, ndërsa ndërroi jetë në orët e vona të natës në spitalin e Careggi.


Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në kohën kur i riu ka tentuar të kalojë në shinat e trenit, por kjo tentativë rezultoi fatale.  Edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë, i riu nuk u mbijetoi dot plagëve.


(n.m/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb