Gjyqtari i pezulluar prej vitit 2016, Guximtar Boçi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare.

Gjyqtari Guximtar Boçi, i pezulluar prej vitit 2016 pas publikimit të një audio-skandali, do të përballet të enjten më 28 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.Guximtar Boçi e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Gjirokastër.

Në vitin 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi Boçin nga detyra e kryetarit të Gjykatës dhe e pezulloi atë si gjyqtar, pas publikimit të një audioje në emisionin “Stop”, ku ai akuzohej se kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor.

Në vitin 2017, prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Boçit dhe një vit më vonë ai fitoi pafajësinë me vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Boçi ka kërkuar prej asaj kohe rikthimin në sistemin gjyqësor, por Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka rrëzuar kërkesat e tij.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga Guximtar Boçi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga Guximtar Boçi për vitet 2003-2016.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, Guximtar Boçi deklaronte pasuri me vlerë 1.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kapte vlerën e 5.1 milionë lekëve.

Ai deklaron likujditete bankare me vlerë 2.6 milionë lekë, pasuri të patundshme me vlerë 1.5 milionë lekë, automjet me vlerë 600 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 350 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 18.3 milionë lekë, nga të cilat 74% kanë si burim pagën nga funksioni të subjektit, 7% pagën e familjarëve dhe 18% nga burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Reporter.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb