18 ditë pas atentatit, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’, i cili mbeti i plagosur në atentatin që iu bë makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoj ka lënë sot spitalin. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Laho, (Pëllumb Muharremi), është shoqëruar drejt banesës së tij me një autoambulancë.

Kujtojmë se ai mori një plumb në nofull, që e bëri të pamundur që të jepte dëshminë e tij para policisë. Rrumi cilësohet si ‘i forti’ i Shijakut, ndërsa është përfolur si eksponent i botës së krimit, pasi akuzohet dhe për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri.

Si pasojë e plumbave të atentatit të 1 nëntorit pranë mbikalimit të Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, si edhe shoferi personal i Prokurorit Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë 6 ditë pas atentatit, pasi mori 2 plumba, një në mushkëri dhe tjetrin në shtyllën kurrizore. Lidhur me ngjarjen policia arrestoi 34-vjeçarin Redjan Rraja. Ai u ndalua me urdhër të prokurorëve, Anton Martini e Besim Hajdarmataj, teksa tentoi të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Hanit të Hotit për në Malin e Zi. 34-vjeçari Rraja u tradhtua nga shenjat e gishtërinjve që u gjetën në automjetin e braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit, i cili u përdor në atentat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: