“BalkanWeb” mëson detaje të reja rreth gjendjes shëndetësore të prokurorit Arjan Ndoj që mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri teksa udhëtonte me makinë. Ngjarja ndodhi në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Ndoj aktualisht ndodhet në sallën e operacioneve në spitalin e Durrësit. Mësohet se ai ka marrë 2 plumba.

Nga atentati u plagosën dhe 2 të tjerë, Andi Maloku dhe Aleksander Laho (Pëllumb Muharremi). Dyshohet se atentati ka lidhje me detyrën e Prokurorit, një emër i përfolur edhe nga politika, pas vendimit të tij në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Ngjarja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb