Ka ndërruar jetë në spital 26-vjeçari Indrit Çelaj, që u plagos me plumb në kokë një ditë më parë, në zonën e “Myslym Shyrit”, në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, teksa i riu ishte duke punuar për kondicionimin e një vile.
Ndërkohë, policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
I riu ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. 26-vjeçari nga Mallakastra ishte me profesion teknik kondicioneri, montimesh, riparimesh e aspirimesh të ambienteve.
(d.ç./BalkanWeb)