Një minator është plagosur në galeritë e kromit të minierës Albchrome të Bulqizës. Mësohet se 36-vjeçari Shkëlzen Disha ka qenë duke punuar në thellësi teksa është dëmtuar në krah.

36 vjeçari ndodhet në spitalin e Bulqizës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për “ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi Sh.D., 36 vjeç, gjatë punës në një subjekt minerar, aksidentalisht ka dëmtuar lehtë dorën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb