Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës u zu në “pritë” nga banorët e Unazës së Re, teksa do hynte në ambjentet e Top Channel.

Me pankarta në duar e thirrje të vazhdueshme, protestuesit nuk ngurruan as të qëllojnë me vezë makinën e ministrit.

Ministri Gjiknuri e komentoi këtë protestë, duke thënë se ka shtysë politike. Ai u shpreh se e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje.

“Mund të jetë edhe e organizuar. Jam i bindur që ka edhe shtysë politike. Janë presione që nuk të çojnë asgjëkund. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë një zgjidhje”, tha Gjiknuri.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: